Aktivistja e Vetëvendosjes
kërcënohet me jetë

Aktivistja e Vetëvendosjes <br />kërcënohet me jetë
PRISHTINE- Një aktiviste e lëvizjes Vetëvendosja ka marrë një letër kërcënuese në banesën e saj ku i shkruhet të mos mbrojë turpin, se e pret plumbi".

Nazlie Balaj është drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste të Lëvizjes VET ËVENDOSJE! dhe kërcënim vjen disa ditë pas paraqitjes në emisionin e RTK-së ‘"Në kërkim" ku tema e trajtuar ka pasur të bëjë me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre si dhe me rastet e dhunës tanimë të dëshmuara dhe të mbledhura nga ajo dhe aktiviste të tjera.”

Sipas VV-së mesazhi kërcënues i kësaj letre ka për qëllim frikësimin e gjithë atyre që kanë ngritur zërin për këtë temë me këtë çështje dhe heshtjen e krimeve të Serbisë.

“Këto kërcënime nuk do të na ndalin në përpjekjet tona për ta shtyrë çështjen përpara derisa kjo kategori e ndjeshme të trajtohet institucionalisht dhe të përfitojë të gjitha të drejtat dhe beneficionet nga ligji në fjalë.... kushdo që ka kryer këtë akt të shëmtuar të kërcënimit është dashakeqës ndaj kësaj kategorie dhe i kontribuon drejtpërdrejt fshehjes së krimeve ndaj popullatës civile”, thuhet në njoftimin për shtyp të VV-së.
letra kercenuese

(Foto: Letra kercenuese)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset