Aktivistja Arlida Lleshi që deri muajin e kaluar ishte pjesë e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, gjatë fjalës së saj para kryeministrisë teksa përgëzoi punën e SPAK, tha se këta të fundit do të ndërmarrin një hetim këto ditë për arrestimin e Belinda Ballukut në Paralament.
Ajo nënvizoi se kur të ndodh kjo gjë protestuesit do të shkojnë të rrethojnë Parlammentin.
“Që nga momenti që nisi kjo protestë Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë dy aksione: i pari është kur nisi hetimi për pronësinë për çështjen e Zvërnecit dhe i dyti ishte aksioni i sotëm kur vendosi të godasë grupin narko-ndërtimin. Fati i Shqipërisë është kryqëzim: janë ata që duan modelin e Dubait, modelin e kullave, parave të pista dhe ne që duam modelin e europian, modelin e shtetit të së drejtës. Që ta fitojmë këtë betejë kemi nevojë për drejtësi të vendosur dhe të pavarur. Ne e përgëzojmë SPAK për punën që ka bërë deri tani dhe shpresojmë që ta thellojë hetimin. Përflitet se SPAK do të ndërmarrë edhe një hetim këto ditë për arrestimin e Ballukut në Parlament. Ne do të vazhdojmë të jemi në shesh çdo ditë dhe kur të bëhet ajo kërkesë do të shkojmë të rrethojmë Parlamentin”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci'/ Mbahet në Tiranë protesta e 13-të kundër resortit luksoz, kërkohet edhe largimi i Ramës e Berishës







