Për të trembëdhjetën ditë radhazi, në Tiranë po mbahet protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër establishmentit që dominon arenën politike në vend.
Protestuesit, tashmë kërkojnë jo vetëm anulimin e planit për ndërtimin e resortit, por përsërisin pambarim thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës, pwrfshirw enturazhin e tyre politik.
Lajm në përditësim..
Edhe këtë të premte para Kryeministrisë po mbahet protesta për Zvërnecin.
Para nisjes së fjalimeve, protestuesit mbajtën 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të luftës së Kosovës.
Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe, trupat e Aleancës Veri-Atlantike hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës.
Komente




