Aktivistja Xheni Karaj vlerësohet me çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të LGBTI+

Aktivistja shqiptare e LGBTI+, Xheni Karaj është fituesja e çmimit ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të organizatës ‘Civil Rights Defenders’ me bazë në Suedi.

Karaj është cilësuar nga Bordi i Drejtorëve si një aktivistet më guximtare e LGBTI+, me një qëndresë këmbëngulëse për të drejtën e çdo individi për të pasur orientimin e tij seksual apo identitet gjinor.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Karaj foli për emocionet e përjetuara dhge sfidat që ka hasur përgjatë këtyre viteve.

“Këto 13 vite aktivizmi edhe pse plot sfida kanë qënë më të bukurit për mua. Deri në moshën 21 vjeçare mendoja që në këtë botë nuk kishte vend për njerëz si unë. Kur fillova aktivizmin në moshën 21 vjeçare kuptova forcën transformuese që mund të ketë një grup i vogël njerëzish që edhe pse pa privilegjet e shumicës kishin aftësinë të ëndërronin dhe luftonin për të fituar lirinë dhe të drejtat e tyre,” deklaroi Karaj pas marrjes së çmimeve, e cila e ndau këtë çmim me aktivistin, Frank Mugisha nga Uganda.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 23/04/2022 21:45

    Shqipëria mbrapa 50 vjet, ne bote njerezit homoseksual i ke kryeministra, ministra, sportista etj etj. Tek ne qe na pelqen te merremi me thashetheme hala mshehen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!