Frika e pafalshme ndaj diversitetit që dikë po e vret!

Frika e pafalshme ndaj diversitetit që dikë po e vret!

Protesta e solidarizimit për 2 aktivistet e LGBTQ+ që u kërcënuan me jetë

Ka akoma mes nesh që mendojnë se kush është ndryshe, duhet shtypur, eliminuar! Prindi mendon se fëmija është pronë e tij dhe nëse vepron ndryshe nga parashikimet dhe pritshmëritë, pse jo, duhet “gdhendur” me ndonjë mësim të mirë! Ka akoma mes nesh që mendojnë se të kesh në krah afganë, afrikanë, aziatikë, është një problem. Ka mes nesh nga ata që janë kuriozë të dinë nëse dikush është Lgbt apo jo dhe nëse po, kjo ja nxin ditën deri në atë pikë sa vendos dhe të kërcënojë me jetë.

Nga një anë është e habitshme, pasi bashkëatdhetarët tanë janë prej dekadash tashmë rrugëve të botës, metropoleve më të rendësishme ku një kinez ka një dyqan zarzavatesh, një indian një dyqan elektrikesh, një siriane një galeri arti, një gay kafen te cepi i lagjes, një lesbike bën thonjtë me figura nga më spektakolaret, mjeku është shqiptar, korrieri i Amazon vjen nga Pakistani, tatuazhet i ka zanat një turk e një italian shërben te restoranti.

Bota e madhe është përzier me gjithë ngjyrat dhe mrekullitë që Zoti ka gatuar në të, i ka vënë ngjitur e ngjitur duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tani Europa është në kulmin e përzierjeve të kombësive dhe racave, gjinive dhe të pagjinive dhe të gjithë bashkëjetojnë duke respektuar kufijtë e të drejtave dhe të lirive. Bota ka ndryshuar edhe për shumë prej nesh, por disa kanë mbetur ende gardheve apo kafeneve ku shkojnë të marrin pjesë nga frika se mos flitet për ta pas krahëve siç flasin ata për të tjerët vetë.

Po kujt i intereson se me kë dashurohet vajza e filanit apo se djali i fistekut është gej! Se në Shqipëri do të vijne afganët apo se shqiptarë po shkojnë nga Alaska, në Siberi apo Afganistan. Bota ka kohë që është përzier dhe diversiteti është një bekim dhe jo një hall që vret: Fqinji, miku, shoqja, mjeshtri i një race apo gjinie të ndryshme është vetëm pasuri për kë i bie për pjesë! Ata që nuk e pranojnë këtë hapje e ndryshim, ata janë pashmangshmërisht të rrezikuar të zhduken.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!