Aktivitet fizik për të
luftuar sëmundjet

Aktivitet fizik për të<br />luftuar sëmundjet
Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime të moderuara, kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulin-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore.

Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktivë.

Mënyra aktuale e jetesës kërkon aktivitet më të pakët fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit të pakët fizik në shtëpi, për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat kontribuojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike.

Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike.

Rekomandohen ushtrimet e përditshme. Njerëzit të cilët kanë futur në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës skemën e ushtrimeve, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike.

OBSH-ja, në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se së paku 30 minuta të aktivitetit fizik të moderuar të ndërmarra gjatë 5 ditëve të javës, do të reduktojë rrezikun për sëmundje të tilla kronike, si: sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50% dhe në mënyrë të dukshme do të zvogelojë sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.

Cfarë është aktiviteti fizik? Cfare janë ushtrimet?
Aktiviteti fizik, nënkupton një sjellje që përfshin levizjen e të gjithë muskulaturës për aktivitete te ndryshme të kryera gjatë ditës.
Ushtrimet, nënkuptojnë një grup aktivitetesh fizikë që me lëvizjet që kryhen përmirësojnë veprimtarinë e sistemit muskular dhe atij kardio respirator. Ushtrimet shpesh kryhen me intensitet.

Tabela që shoqëron këtë shkrim paraqet llojin e ushtrimeve sipas aktivitetit fizik: i moderuar dhe i fuqishëm/energjik

REKOMANDIME PËR AKTIVITETIN FIZIK PËR MOSHËN 3-6 VJEÇ:
- Një minimum prej 60 minuta në ditë aktivitet fizik me intensitet të moderuar në një sesion të vetëm ose në më shumë se një sesion prej 10 minutash secili
- Aktivitete që tërheqin dhe zbavisin e janë të sigurta për fëmijët e moshës parashkollore.
- Mundesi levizjeje aktive për fëmijët dhe të rriturit duke qëndruar së bashku.

AKTIVITETE TË NDRYSHME GJATË JAVËS

Rekomandime për aktivitetin fizik për moshat 18-65 vjeç:
- 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës;
- 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës;

REKOMANDIME PËR AKTIVITETIN FIZIK PËR MOSHA 6-18 VJEÇ:

- 60 minuta aktivitet i moderuar deri në aktivitet fizik intensiv çdo ditë të javës që përfshin aktivitete të ndryshme.

REKOMNANDIME PËR AKTIVITET FIZIK PËR MOSHA + 65 VJEÇ:

- 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës;
- 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës;
- Një kombinim i të dy lloj aktiviteteve.

Aktiviteti fizik në këtë rast përfshin të ecurin, notin, vallëzimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e bicikletes, punë në kopësht.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz