Aktivitete pranë objekteve antike
në ditën e Trashëgimisë Kulturore

Aktivitete pranë objekteve antike<br />në ditën e Trashëgimisë Kulturore
DURRËS - Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore në Durrës u organizuan aktivitete pranë objekteve antike. Ato ishin programuar disi ndryshe nga vitet e shkuara dhe u zhvilluan në segmentin amfiteatri i Durrësit deri te Forumi Bizantin.

Veprimtaritë u titulluan "Një rrugëtim nëpër monumentet e trashëgimisë kulturore". Në këto veprimtari morën pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj si dhe prefekti Roland Xhelilaj.

Veprimtaritë u organizuan nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare të Durrësit në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale.

durres

Shkollat e Durrësit që kanë birësuar monumentet në kuadër të projektit “Miku i Monumenteve” ishin vendosur pranë monumenteve përkatëse duke performuar dhe krijuar atmosferë që të kujtonte historinë e lashtë të monumentit.

durres FOTO të tjera

Rrugëtimi filloi në amfiteatrin antik ku nxënësit e shkollës "Vinçenc Prendushi" zhvilluan një sfilatë me veshje të antikitetit me materiale të ricikluara. 

Më pas ishte radha e nxënësve të shkollës Gjergj Kastriotit të cilët performuan si ushtarë ilirë me pishtarë në duar në një kohë që vajzat ishin të veshura me petka të epokës së lashtë. Nderkohë nuk munguan edhe koncertet e harqeve.

Më pas rrugëtimi nëpër anikitet vazhdoi në rrugicat e brendshme pranë amfiteatrit ku piktorë nga vende të ndryshme të botës kanë vizatuar muret e banesave që ndodhen aty prane. Nga ana e tyre, në Muzeun Etnografik, nxënësit e shkollës Shaqe Mazreku çelen një panair sendesh të vjetra. 

Gjatë bulevardit kryesor të Durrësit shkolla artistike "Jan Kukuzeli" kishte organizuar shfaqje me këngëtarë, performues, art vizual, instrumentistë etj, ndërkohë që edhe qendra kulturore e fëmijëve ka organizuar shfaqje me valle popullore të Durrësit në bulevard.

Në fund të këtij rrugëtimi vizita zyrtare është përqëndruar tek shesh-tregu bizantin ku është simuluar tregu i vjeter bizantin me një panair të veçantë me punime artizanale te kulturës sonë popullore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital