Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“KOMPOZITORË KORÇARË”, NJË MBRËMJE PËR KRITO KONON
Koncerti “Kompozitorë Korçarë”, tashmë në edicionin e tij të tetë do të mbahet sot në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Nën interpretimin e Ansamblit të Harqeve “Harmonia Albanica” dhe drejtimin e dirigjentit Eno Koço, kjo mbrëmje do të sjellë në vëmendje kompozitorin Kristo Kono.
2. DOKUMENTAR PËR PËRVOJËN E SHQIPTARËVE NË GREQI NË ‘90-ËN
“Albgreko” është dokumentari që trajton përvojën e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë viteve ’90, që të shfaqet te “Berk”, sonte në orën 19:00. Dokumentari vjen si pjesë e projektit ndërkombëtar “Eur(H)ope”.
3. “MAMALIA”, ARTISTËT FRANCEZË, PERFORMANË BASHKËKOHORE TE COD
Performanca bashkëkohore “Mamalia”, një vepër kërcimi bashkëkohor nga artistët francezë Maéva Lassére dhe Simon Gabillet do të vijë në Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, nesër, në orën 18:00. Performanca është një ndërthurje mes kërcimit dhe teatrit që eksploron identitetin dhe natyrën njerëzore.
4. EKSPOZITA “GJURMË PENELATASH” NGA ARBEN KRISTANI NË BERAT
Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani vijon të qëndrojë e çelur te Galerina e Arteve “Edward Lear” në Berat.
5. EKSPOZITA PËR DANTE ALIGHIERI-N NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE
Ekspozita bibliografike për Dante Alighieri-n vijon të qëndrojë e hapur sot dhe nesër te Qendra “Sotir Kolea” e Bibliotekës Kombëtare. E çelur në kuadër të ditës ndërkombëtare kushtuar poetit të madh, ekspozita sjell për lexuesit botime të veçanta të “Komedisë Hyjnore”, botime të tjera dhe studime të poetit.
6. “ËNDËRR” NGA THOMAS KREMPKE, EKSPOZITË TE “ATA” NË KAMËZ
Ekspozita “Ëndërr” nga Thomas Krempke vijon të qëndrojë e çelur te Grupi ATA në Kamëz.
Komente












