Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.TEATRI I KUKULLAVE “DASMA SHQIPTARE”, SHFAQJE NË ERSEKË
Nesër në orën 09:30 në oborrin e Bibliotekës “Skënder Luarasi” në Ersekë do të shfaqet teatri i kukullave “Dasma Shqiptare”.
2.“HIMART 2026”, KOLONIA E PIKTORËVE NË JUG TË VENDIT
Në Himarë po vijon të mbahet edhe sot dhe nesër “HimArt 2026”, një koloni piktorësh që sjell së bashku artistë, krijues dhe dashamirës të artit në një atmosferë frymëzuese pranë bregdetit të jugut shqiptar.
3. EKSPOZITA/ KLEO NINI, “NJË JETË MES FILMIT DHE PIKTURËS”
“Një jetë mes filmit dhe pikturës” është ekspozita e artistit Kleo Nini, që do të çelet te Galeria e Artit Tiranë (GAT), nesër në orën 19:00. Kuruar nga Genti Gjikola, eskspozita paraqet portretin e një artisti që kaloi një jetë të tërë duke lëvizur ndërmjet pikturës dhe kinemasë.
4. EDICIONI I “DURRËS MUSIC FESTIVAL” NË QYTETIN BREGDETAR
Për herë të parë në Durrës po mbahet festivali mbarëkombëtar “Durrës Music Festival”. Aktiviteti vijon deri më 12 qershor.
5. SHFAQJA “ART” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL
“Art”, një vepër që ndërthur humorin, debatet dhe reflektimet mbi miqësinë dhe raportet njerëzore do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental pranë ArTurbinës në Tiranë nesër në orën 20:00.
6.“KLINIKA E BUKURISË”, TETË AKTORË NË SKENËN E ARTURBINËS
“Klinika e Bukurisë” rikthehet për publikun me një seri shfaqjesh dhe tetë aktorë te ArTurbina në Tiranë. Komedia do të vijojë të shfaqet edhe sonte, nesër dhe më 11 qershor në orën 20:00.
Komente











