Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“CLAVIOTRIO”, KONCERTI I MUZIKËS SË DHOMËS NË HOLLIN E TKOB
“Laviotrio”, një mbrëmje intime me Paola Budani në piano, Rodolf Baha në klarinetë dhe Sonila Baha në violë, të cilët do të interpretojnë 8 pjesë nga Max Bruch, premierë botërore nga Thomas Simaku “Moj e bukura more”, si dhe Trio për klarinetë, violë dhe piano nga Jean Francaix do të çelë stinën koncertore në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti nesër në orën 19:00.
2. “VIJA: VAZHDIMI I PIKËS”, EKSPOZITA NGA ESHREF QAMILI NË FAB
“Vija: Vazhdimi i pikës” ekspozitë nga Eshref Qamili, çelet në galerinë FAB të Universitetit të Arteve, më 8 janar, në orën 18:00. Me kuratorë Nita Qahili dhe Sadik Spahija, prezantohen vizatime të realizuara gjatë një periudhe më shumë se 30-vjeçare.
3. “GRUFFALO”, VIJOJNË SHFAQJET PËR FËMIJË TE EKSPERIMENTALI
“Gruffalo” është shfaqja për fëmijë që vijon të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Nesër, ajo do të vijë për publikun në orën 10:30.
4.“ALTERAZIONI VIDEO”, VIJON EKSPOZITA NË MUZEUN “MARUBI”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Olbania” nga kolektivi artistik ndërkombëtar “Alterazioni Video”, një nga zërat më të veçantë të artit bashkëkohor që ndërthur imazhin, arkitekturën, filmin dhe kërkimin kritik.
5. EKSPOZITA “XXXVI” E BLEDAR GRAMOS TE GALERIA “GOCAT”
Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida në Tiranë në këto ditë të para të fillimvitit.
6. VIJOJNË SHFAQJET E “PITER PAN...”-IT NGA ARTISTËT E CIRKUT
Shfaqja e Cirkut Kombëtar “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit” do të vijojë të shfaqet për publikun edhe sot dhe nesër në orën 11:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
7. “RRUGËT”, EKSPOZITA NË QENDRËN COD PRANË KRYEMINISTRISË
“Rrugët” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.
8. “PËSHPËRIMA NËN MARSHIMIN E PAMËSHIRSHËM” NGA BLERTA HOÇIA
“Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” është ekspozita e artistes Blerta Hoçia e kuruar nga Elian Stefa, që vijon të qëndrojë e çelur në “Bazament Art Space” në Tiranë.
9. “QOFTË E SHËNDETSHME DORA QË KRIJON” NË GALERINË E TIRANËS
Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe një shqiptar vijon të qëndrojë e hapur në Galerinë e Tiranës- GAT.
10. “IMPRESIONE URBANE” NGA NJË GRUP ARKITEKTËSH NË DURRËS
Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektët Maksim Mitrojorgji, Valentin Voshtina, Pirro Stefa dhe Olsi Plasa vijon të qëndrojë e çelur te galeria “Nikolet Vasia” në Durrës edhe gjatë këtyre ditëve të janarit.
Komente












