Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.FESTA E LULEVE NË SHKODËR, KATËR DITË PANAIR DHE TREG FESTIV
Festa e Luleve do të mbahet në Shkodër nga 3 deri në 6 maj. Të pranishmit mund të bëhen pjesë e festës, që do të ketë muzikë, panair dhe treg festiv.
2. “MISH DHIE” NGA HELIDON HALITI NË GALERINË “2 BOTË” NË BELSH
Ekspozita personale “Mish dhie” nga Helidon Haliti do të çelet në galerinë “2 Botë” në Belsh këtë të diel në orën 12:00. Ekspozita sjell një cikël të zgjeruar veprash, duke përfshirë krijime të reja dhe video-instalacione.
3. KONCERTI “MUZË E SHPIRTIT TË LIRË” TE TEATRI “PETRO MARKO”
“Muzë e shpirtit të lirë” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë sot në orën 19:00.
4. “SHFAQJA E CIRKUT”, TEATRI ME KUKULLA GAZMORE PËR FËMIJËT
Teatri për fëmijë “Shfaqja e Cirkut” do të vijë te Teatri i Kukullave nesër në oraret 10:30 dhe 11:30.
5. KONCERT XHAZ ME EMANUELE URSO E BANDËN ME 16 INSTRUMENTISTË
Festivali i Jazz-it sjell “Jazz Day with Hemingëay” dhe Emanuele Urso “King Of Sëing” dhe bandën e tij me 16 instrumentistë nga Italia në një koncert mbrëmjen e sotme në orën 19:30 në Universitetin e Arteve. Kodi i veshjes është në stilin e viteve ’20-’30-të ndërsa hyrja është me bileta.
6. “KAINI DHE ABELI” KTHEHET TE TEATRI EKSPERIMENTAL
Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” është kthyer në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë. Shfaqja do të vijojë të vihet në skenë edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.
7. “SKANDAL” RIVJEN NË SKENËN E TEATRIT “METROPOL” NË TIRANË
“Skandal” është shfaqja që do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” edhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00.
Komente











