“Italian Screens- Kinemaja e re italiane në Tiranë” vijon të sjellë para ekranit disa nga prodhimet më të fundit kinematografike të vendit fqinj.
Sonte në orën 19:00 në kinema Millenium do të shfaqet filmi “Ciao bambino” nga Edgardo Pistone, ndërsa ditën e nesërme, në orën 19:00 do të shfaqet filmi “Diamanti” nga Ferzan Ozpetek.
Recitali “Hello Spring” (Përshëndetje Pranverë) do të mbahet te Teatri “Petro Marko” në Vlorë këtë mbrëmje, më 14 prill, në orën 19:00. Organizuar nga Akademia “Global Dance”, koncerti do të sjellë një mesazh të fortë për ruajtjen e natyrës dhe forcimin e lidhjeve mes njeriut dhe mjedisit.
Ekspozita fotografike “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi vijon të qëndrojë e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.
Vijon të qëndrojë e çelur në hotel “Rozafa” në Shkodër ekspozita vetjake e piktorit Shpëtim Garuci “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”. Në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e hapur ekspozita “Nevermore” (në shqip “Kurrë më”) nga Orion Shima.
Komente

