Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.PUNËTORI NGA HORNE PËR KOMPOZIMIN E MUZIKËS SË FILMAVE
Një punëtori për kompozimin e muzikës së filmave me Stephen Horne do të mbahet nesër dhe më 25 shkurt, prej orës 10:00-14:00 në Universitetin e Arteve në Tiranë. I udhëhequr nga një kompozitor ndërkombëtar i mirënjohur, me përvojë të gjerë bashkëpunimi me institucione dhe festivale të rëndësishme evropiane të filmit, uorkshopi vjen si pjesë e nismës “Reframing the Frame”, pjesë e Programit të Ekonomisë Kreative të British Council.
2. TEATRI I IMPROVIZUAR NGA MARIO PIROVANO TE GJUHËT E HUAJA
I rrëfyer nga Mario Pirovano, “teatri i improvizuar” i Dario Fo dhe Franca Rame do të vijë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, nesër, në orën 10:30. Në shekullin e njëzetë, Fo dhe Rame e rindërtuan këtë praktikë: improvizimi, komedia, kreativiteti dhe angazhimi qytetar ndërthuren, duke përshtatur tekstet dhe skenat sipas publikut dhe kontekstit. Ky teatër flet për aktualitetin, dialogon me spektatorët dhe bën çdo histori të menjëhershme dhe energjike.
3. “PORCELAIN WAR” PËR UKRAINËN NË KINEMANË “DRITA” TË AQSHF-SË
Në përvjetorin e katërt të nisjes së agresionit të Ukrainës nga Rusia, në kinemanë “Drita” të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, nesër në orën 18:00 do të shfaqet filmi “Porcelain War”. Fitues i Çmimit të Madh të Jurisë në Sundance Film Festival dhe i nominuar për “Academy Awards 2025”, ky dokumentar 90-minutësh ndjek tre artistë që qëndrojnë në Kharkiv, duke mbrojtur jetën dhe krijimtarinë përmes artit edhe në luftë.
4. “BIDERMANI DHE ZJARRVËNSIT” TE “PETRO MARKO” NË VLORË
Teatri “Bidermani dhe Zjarrvënsit” është pjesa që do të shfaqet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, sonte në orën 19:00.
5. “17 SHKURTI” ME PUNË TË PEDAGOGËVE TË PRISHTINËS E TIRANËS
Ekspozita “17 shkurti” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria FAB në Tiranë. Në të ekspozohen punime të zgjedhura nga Stafi pedagogjik i Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë.
6. EKSPOZITA FOTOGRAFIKE NË GALERINË E ARTEVE TË VLORËS
“Vlora” është ekspozita fotografike nga Altin Serani e çelur në Galerinë e Arteve në Vlorë. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt.
7. FILMI “COLD WAR” I PAWLIKOWSKI-T TE “BERK BOTIME” NË TIRANË
Nesër në orën 19:30 te “Berk Botime” do të shfaqet filmi “Cold War” nga Paweł Pawlikowski.
Komente












