Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“KAINI DHE ABELI - TË BIJTË E ADAMIT” TE EKSPERIMENTALI
“Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, sot në orën 20:00.
2. “ASGJË SIKUR DIELLI”, KONCERT MULTIMEDIAL TE QENDRA TULLA
“Asgjë Sikur Dielli”, pas disa koncerteve në Zvicër dhe Angli, vjen me një koncert multimedial në Tiranë, mbëmjen e sotme në orën 20:00 në Qendrën Kulturore “Tulla”, në një bashkëpunim me produksionin televiziv Deferlantes dhe TVA në Kanada (me mbi 2,000,000 subscribers), si dhe me mysafire speciale këngëtaren dhe aktoren kanadeze Éléonore Lagacé.
3. DITA BOTËRORE E POEZISË ME RITA PETRON TE SHTËPIA KADARE
Dita botërore e poezisë vjen me një mbrëmje sot në orën 18:00 në Shtëpinë Studio Kadare me poeten laureate Rita Petro dhe vargjet e poetëve bashkëkohorë e të traditës.
4. “QIELLI I KUQ”, SHFAQJE FILMI NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI”
“Qielli i kuq” është filmi që do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë sot në orën 18:00.
5. “DREJTËSI NË NUREMBERG” SHFAQET NË TEATRIN KOMBËTAR
Çfarë ndodh kur vrasim në emër të ligjit? “Drejtësi në Nuremberg” nuk është vetëm një dramë historike, por një paralajmërim dhe apel për ndërgjegjen njerëzore. Me regji të Arben Kumbaros, shfaqja rivjen në skenën e Teatrit sot e deri më 22 mars në orën 20:00.
Komente












