Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.DY EKSPOZITA TË ARTISTEVE TË REJA NË GALERINË E TIRANËS
“Çfarë vjen përpara elegancës” nga Ema Bregu dhe “Karakteri i nënvetëdijes” nga Elisa Koçeku, janë ekspozitat, që do të çelen te Galeria e Artit Tiranë, nesër në orën 18:00. Këto dy ekspozita vijnë si një dialog midis dy artisteve të reja dhe njëkohësisht dy praktikave artistike që operojnë në kufijtë e së dukshmes dhe së padukshmes, duke eksploruar identitetin si një proces të vazhdueshëm transformimi.
2. “RRËFIMET E GJONIT”, MONODRAMA NË TEATRIN “METROPOL”
Monodrama “Rrëfimet e Gjonit” do të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” sot dhe nesër në orën 20:00.
3. “MIDIS FORMËS DHE SHPIRTIT”, EKSPOZITA NË GALERINË “FAB”
“Midis formës dhe shpirtit” është ekspozita nga Kristi Baba, që do të çelet te Galeria “Fab” në Tiranë, nesër në orën 19:00.
4. “BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË” TE TEATRI “MIGJENI”
“Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” mbërrin në fazën e tij finale dhe do të vijë në skenën e teatrit “Migjeni” më 8 e 9 prill.
5.“CAVALLERIA RUSTICANA & GIANNI SCHICCHI” NË SKENËN E TKOB-IT
“Cavalleria Rusticana” dhe “Gianni Schicchi”, dy kryevepra të operës botërore do të vijojnë të shfaqen edhe sonte prej orës 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Komente











