Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“LA SERVA PADRONA”, OPERA PËR FËMIJË NË SKENËN E TKOB
Opera për fëmijë “La Serva Padrona” do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nesër në orën 11:00.
2. NJË DITË SPEKTAKËL ME TALENTET E VEGJËL TË KAMZËS
“Bravo Bravissimo Kamza” është spektakli me talentet e vegjël të Kamzës, që do të vijë sot në Pallatin e Kulturës të Kamzës.
3. FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË
“Twinkle Awards 2026”, festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë dhe adoleshentë do të mbahet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve nesër dhe të dielën në orën 20:00. 36 këngë të reja nga artistë të rinj nga Shqipëria, Kosova e diaspora do të ngjiten në skenë gjatë 2 netëve me spektakël e performanca live, duke konkurruar për 20 trofe. 6 do të jepen nga juria profesioniste, 14 nga publiku.
4. “THIRRJA E HESHTJES”, EKSPOZITË NGA ALEKSANDËR HILA
“Thirrja e heshtjes” është ekspozita nga Aleksandër Hila, që do të çelet sot në orën 19:00 në galerinë e artit në Shkodër.
5. “SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT” NË TEATRIN “PETRO MARKO”
Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë do të shfaqet komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” sot dhe nesër në orën 19:00.
6. “KAINI DHE ABELI”, VIJOJNË SHFAQJET NË TEATRIN EKSPERIMENTAL
Në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental vijon të shfaqet deri më 29 mars, çdo mbrëmje në orën 20:00, drama “Kaini dhe Abeli - Të bijtë e Adamit”.
7. “FERMA E KAFSHËVE” NË TEATRIN KOMBËTAR DERI MË 29 MARS
“Ferma e kafshëve” do të vijojë të shfaqet prej mbrëmjes së sotme deri më 29 mars në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.
8. “MUSIC MATTERS”, FESTIVAL NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI”
Festivali “Music Matters” do të mbahet në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, sot në orën 19:00.
9. “E BUKURA DHE BISHA”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE KUKULLAT
“E bukura dhe bisha” është shfaqja për fëmijë që do të vijë te Teatri i Kukullave nesër dhe të dielën në oraret 10:30 dhe 11:30.
Komente












