Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.MREKULLITË E ARBËRISË NË UNESCO, SPEKTAKËL NGA ANSAMBLI
Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO vijnë së bashku në një premierë unike nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës ndërthuren në një spektakël, që do të vijë më 22 e 23 shkurt në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
2. MUZIKË DHOME NGA KUARTETI TE GALERIA E ARTEVE DIGJITALE
Kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, “OSFA String Quartet” vjen sonte në orën 19:30 në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë me një program të përzgjedhur nga Joseph Haydn, Anton Webern dhe Erwin Schulhoff. Në këtë mbrëmje muzike dhome interpretojnë Xhudi Dodaj (violinë), Xhulja Dodaj (violinë), Stela Bello (violë) dhe Remino Sula (violonçel).
3. “17 SHKURTI” ME PUNË TË PEDAGOGËVE TË PRISHTINËS E TIRANËS
Ekspozita “17 shkurti” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria FAB në Tiranë. Në të ekspozohen punime të zgjedhura nga Stafi pedagogjik i Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë.
4. “INTELIGJENCA ARTIFICIALE”, SHFAQJA E CIRKUT TE KUKULLAT
“Inteligjenca artificiale” është shfaqja nga artistët e Cirkut Kombëtar, që do të vijë sot në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.
5. “DASHURIA NË KOHËRAT E AI”, SHFAQJE ME TË RINJ NË KORÇË
Në një mbrëmje të veçantë, letrat dhe vargjet e dashurisë së poetëve rikthehen në jetë përmes Inteligjencës Artificiale dhe zërave të rinj të Korçës në shfaqjen që do të vijë në Qendrën Rinore në Korçë sot në orën 18:00.
6. “EKSODI”, NJË RRËFIM PËR PESHËN E ZGJEDHJEVE NJERËZORE
“Eksodi” nga Jurgen Dervishi është shfaqja që do të vijojë të shfaqet te salla “Bodrum” e teatrit “Metropol” edhe sot dhe nesër në orën 19:00.
7. “AMANETI I TYLIT”, SHFAQJE TE TEATRI “MIGJENI” NË SHKODËR
“Amaneti i Tylit” (nga Daja dhe Nipi) do të vijë në teatrin “Migjeni” në Shkodër edhe sot dhe nesër në orën 19:00.
8. “ROSAKU I SHËMTUAR” PËR FËMIJËT TE TEATRI I KUKULLAVE
“Rosaku i shëmtuar” është shfaqja për fëmijë që do të vijë nesër te Teatri i Kukullave në oraret 10:30 dhe 11:30.
9. EKSPOZITA FOTOGRAFIKE NË GALERINË E ARTEVE TË VLORËS
“Vlora” është ekspozita fotografike nga Altin Serani e çelur në Galerinë e Arteve në Vlorë. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt.
Komente












