Aktivitetet kulturore/
Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.GALA E OPERETËS RUMUNE NË TEATRIN “SKAMPA” NË ELBASAN
Një mbrëmje e veçantë muzike, elegance dhe kulture evropiane vjen në skenën e Teatrit “Skampa” mbrëmjen e nesërme në orën 18:00. Artistë të njohur nga Teatri Kombëtar i Operetës dhe Muzikalit “Ion Dacian” nga Bukureshti, së bashku me këngëtaren me origjinë arumune Eli Fara, sjellin një program festiv me arie, duete dhe vepra të njohura.
2. HOMAZH PËR REGJISORIN DHIMITËR ANAGNOSTI NË 90-VJETOR
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti, sot në orën 18:00, në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve organizohet një mbrëmje kushtuar jetës dhe veprës së tij
3. “NËN VELIN E KONTRABASIT” ME ARTISTEN ITALIANE PALAZZI
Poezi dhe muzikë e frymëzuar nga Dante Alighieri me kontrabasisten italiane Caterina Palazzi dhe aktoren Anila Balla do të vijë sot në aktivitetin “Nën velin e kontrabasit”, në orën 19:00 në Sallën e Qendrës Kulturore të Kishës Orthodhokse në Tiranë.
4. BLERTA XHOMO, EKSPOZITË PERSONALE ‘ME DRITË’ NË FAB
“Light in the deep” është ekspozita personale e piktores Blerta Xhomo që qëndron e çelur në orën 18:00 në Galerinë FAB të Fakultetit të Arteve të Bukura.
5. “HAMLET”, VEPRA E SHEKSPIRIT RIVJEN NË SKENËN E “METROPOL”
“Hamlet” një prej veprave më të njohura të Shekspirit po vijon të ngjitet në Teatrin Metropol. Sot dhe nesër, do të vijë për publikun në orën 19:00. Me regji nga Jonida Beqo, interpretojnë: Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Armela Demaj etj.
6. “I HUAJI: NGA THELLËSIA E SË ARDHMES SIME” TE EKSPERIMENTALI
“I huaji: nga thellësia e së ardhmes sime”, përshtatur dhe dramatizuar nga Jonathan Bertolai, bazuar në romanin “I huaji” të Albert Camus rivjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës, edhe sonte dhe nesër në orën 20:00.
7.“DET I THELLË BLU” NGA RATTIGAN NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
“Det i thellë blu”, shfaqja me autor Terence Rattigan dhe regji nga Rovena Lule Kuka vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës deri më 25 janar në orën 20:00. Interpretojnë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.
8. “CIRCUS SHOW”, SHFAQJE E CIRKUT NË TEATRIN E KUKULLAVE
“Circus show” është shfaqja e Cirkut Kombëtar në sallën e Teatrit të Kukullave, nesër, në orën 17:00.
9. “NA ISHTE NJËHERË”, SHFAQJA PËR FËMIJË TE TEATRI I KUKULLAVE
“Na ishte njëherë”, frymëzuar nga përrallat e pavdekshme të “1001 Netëve” është shfaqja për fëmijë te “Teatri i Kukullave” në Tiranë, që do të vijë këtë të shtunë dhe të diel në oraret 10:30 dhe 11:30.
10. UDHËTIMI I MAGJISHËM NË BOTËN E LIZËS NË TEATRIN “METROPOL”
Teatri për fëmijë “Udhëtimi i magjishëm i zemrës” (Liza në botën e marrëzisë) rivjen në sallën “Çehov” te Teatri “Metropol” në Tiranë këtë të shtunë dhe të dielën në orën 11:00.
Komente












