Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“NUK DËGJOJ, NUK SHIKOJ, NUK FLAS” NË TEATRIN “SKAMPA”
“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” është shfaqja teatrore me regji nga Donard Hasani, që do të vijë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan nga 2 deri më 5 prill në orën 19:00
2. “12 BURRA TË ZEMËRUAR” RIKTHEHEN NË TEATRIN KOMBËTAR
“12 burra të zemëruar” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës nga 2 deri më 5 prill në orën 20:00.
3. “KAINI DHE ABELI – TË BIJTË E ADAMIT” NË SKENËN E TKEKS
“Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” do të shfaqet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë nga 2 deri më 5 prill në orën 20:00.
4. PRANVERA E FRANKOFONISË NË TIRANË, AKTIVITET TE PIRAMIDA
Pranvera e frankofonisë “Voyage en Francophonie” do të vijë nesër pasdite në orën 18:00 te “KubFrance Tirana” te Piramida.
5. “SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT”, KOMEDI NË TEATRIN “BYLIS”
“Sonte do darkojmë në shtrat” është komedia, që do të shfaqet në skenën e teatrit “Bylis” në Fier më 2 dhe 3 prill në orën 19:00.
6. “ËNDËRR” NGA THOMAS KREMPKE, EKSPOZITË TE “ATA” NË KAMËZ
Ekspozita “Ëndërr” nga Thomas Krempke vijon të qëndrojë e çelur te Grupi ATA në Kamëz.
7. EKSPOZITA “GJURMË PENELATASH” NGA ARBEN KRISTANI NË BERAT
Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani vijon të qëndrojë e çelur te Galerina e Arteve “Edward Lear” në Berat.
Komente












