Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“NE JEMI NDRYSHE”, CIRKU KOMBËTAR, SHFAQJE TE KUKULLAT

“Ne jemi ndryshe” është shfaqja nga Cirku Kombëtar që do të vijë nesër në orën 11:00 në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë

2.“PLISI NË HISTORI”, EKSPOZITË ME PIKTURA E SKULPTURA TE GAT

 “Plisi në histori” është ekspozita personale e artistit Eduart Karaj te Galeria e Artit Tiranë, një prezantim që risjell në vëmendje simbolin kombëtar shqiptar, plisin (qeleshen), si formë artistike, skulpturore dhe mitologjike mbi figurën e të parëve tanë. Ekspozita, do të çelet sonte në orën 18:00.

3. FILMA SPANJOLLË NË QENDRËN E ARTIT “AGIMI” NË TIRANË

Java Kulturore Spanjolle vijon me shfaqjen e disa filmave në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Sonte në orën 19:00 do të shfaqet filmi “En los márgenes” – me regji të Juan Diego Botto, ndërsa nesër në orën 19:00 filmi “Cien años de perdón” me regji të Daniel Calparsoro.

4. “PRANI”, EKSPOZITË PERSONALE E FOTOGRAFIT ERGYS ZHABJAKU

“Prani” është ekspozita personale nga Ergys Zhabjaku, që do të çelet te Piramida nesër në orën 18:30.

5. “AMERIKAN”, KOMEDIA E ZEZË NGA SEIDEL TE TEATRI “SKAMPA”

"Amerikan”, një vepër teatrale e dramaturgut amerikan Adam Seidel dhe me regji nga Ina Morinaj, një komedi e zezë bashkëkohore që eksploron marrëdhëniet njerëzore në situata ekstreme do të vijojë të shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan edhe mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

6.  KOMEDIA “GRUAJA E BURRIT TIM”, SHFAQJE NË MIRDITË

Komedia “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Mirditë, sot në orën 18:00.

7. “RE-GARDE”, SHFAQJE BALETI TE EKSPERIMENTALI NGA COLALEO

“Re-Garde” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental mbrëmjen e sotme në orën 20:15. Shfaqja me koreografi dhe interpretim nga Francesco Colaleo dhe Maxime Freixas është pjesë e “Albania Dance Meeting”.

8. “NJË MARTESË...NJË DIVORC...NJË FUNERAL”, SHFAQJE NË “BYLIS”

Komedia “Një martesë..një divorc...një funeral” shfaqet nesër dhe pasnesër në orën 18:00 te Teatri “Bylis” në Fier. Me autor: Joan Greening dhe regji nga Rovena Lule në të interpretojnë aktoret Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra.