Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.OLBANIA/ ‘ALTERAZIONI VIDEO’, EKSPOZITË NË MUZEUN MARUBI
Ekspozita ‘Olbania’ nga kolektivi “Alterazioni Video” do të çelet nesër në orën 18:00 te Muzeu “Marubi” në Shkodër. “Alterazioni Video” është një kolektiv i krijuar në vitin 2004 nga artistët Paololuca Barbieri Marchi, Alberto Caffarelli, Matteo Erenbourg, Andrea Masu dhe Giacomo Porfiri. Ata jetojnë mes Nju Jorkut, Berlinit, Palermos, Gjenovës dhe Aljezurit në Portugali.
2. “BALKAN FILM MARKET” NË EDICIONIN E NËNTË NË TIRANË
“Balkan Film Market 2025” vjen nesër në orën 18:00 në edicionin e tij të nëntë. Profesionistë të kinemasë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës shkëmbejnë përvoja dhe krijojnë raporte profesionale në një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën audiovizuale.
3. “SHKODRA N’FESTË” - KONCERTE NGA KËNGËTARËT SHQIPTARË
Në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, sonte në orën 18:00 mund të ndiqni një koncert, që do të sjellë atmosferë dhe muzikë për të gjithë qytetin.
4. ANNOTAZIONE VIDEO/ GJURMË PËR NJË GRAMATIKË MISTERI
“Invernomuto” – Gjurmë për një gramatikë misteri është aktiviteti që mbahet në kuadër të “Annotazione Video”, sonte në orën 18:30, në Qendrën e Artit Agimi në Tiranë. “Traçe per una grammatica del mistero” (Gjurmë për një gramatikë misteri) është një përzgjedhje e dy veprave filmike të realizuara nga Invernomuto: Paraflu (2025) dhe Mangrovia (2024), të cilat analizojnë, në veçanti, marrëdhënien midis njeriut, mjedisit, kafshëve, hapësirës dhe kohës.
5. “RRUGËTIM I ËNDËRRT” - 50 VJETORI ANIMACIONIT SHQIPTAR
“Rrugëtim i ëndërrt” është aktiviteti, që do të celebrojë krijimtarinë 50-vjeçare të animacionit shqiptar. Aktiviteti do të çelet nesër në orën 19:00 në kinema “Millenium”. Përgjatë tre ditëve do të shfaqen filma në kinema “Drita”, “Agimi”, “Maks Velo”, në “Tirana Moon”, në Universitetin e Arteve dhe parkun “Rinia”.
6. SHFAQJE CIRKU DHE AKTIVITETE FESTIVE NË GJIROKASTËR
Në Gjirokastër, mbahen një sërë aktivitetesh festive. Nesër, në kinemanë e qytetit mund të ndiqni koncertin instrumental të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Fato Berberi”, “Tingujt e festave”.
Komente











