Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. KONCERT FESTIV NË PIANO E VIOLINË NË AKADEMINË E SHKENCAVE

Sot në orën 17.00, në Akademinë e Shkencave do të mbahet një ceremoni festive me rastin e festave të fundvitit. Pjesë e festimeve do të jetë koncerti recital nga violinisti Kledis Rexho dhe pianistja Elvina Gurra në orën 18.00.

2. GOLEMI, KONCERT GALA ME ORKESTRËN E HARQEVE NË DURRËS

Një koncert gala nga Orkestra e Harqeve me pjesëmarrjen e sopranos Eva Golemi do të mbahet sot në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrrës.

3. “EPOKA E ROBOTËVE” NË PALLATIN E KULTURËS NË LEZHË

Në 30 dhjetor, në orën 18:00, në sallën e Pallatit të Kulturës në Lezhë do të vijë drama “Epoka e robotëve”

4. “SOL INTERNATIONAL MUSIC FESTIVAL”, 2 NET MAGJIKE NË HIMARË

Artistë të njohur të muzikës klasike do të vijnë edhe sonte në Himarë në edicionin e dytë të “SOL International Music Festival, në orën 18:00, në sallën “Neço Muko”.

5. “T’ERDHA NË LAGJE”, AKTIVITETE ARTISTIKE E MUZIKË NË TIRANË

Muzikë live, festival dritash, murale, dj, etj. , do të jenë pjesë e aktivitetit “T’erdha në lagje”, që do të vijojë të mbahet te Lagjia e Artistëve, rruga “Hiqmet Delvina” në Tiranë deri më 31 dhjetor.

6. VIJOJNË SHFAQJET E BALETIT “ARRËTHYESI” NË SKENËN E TKOB-IT

Baleti “Arrëthyesi” vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, aty ku magjia e fundvitit merr jetë përmes notave të Tchaikovskyt dhe botës plot ëndrra të Clarës. Shfaqja vjen sot dhe nesër në orën 19:00.

7. “SHKODRA N’FESTË”, KONCERTE ME KËNGËTARË TË NJOHUR NË SHESH

“Shkodra n’festë” vijon me një sërë aktivitetesh. Nesër në mbrëmje, në sheshin e qytetit do të mbahet koncert nga Elvana Gjata.

8. “FESTON KORÇA”, KONCERTE E ARGËTIM NË QYTETIN JUGLINDOR

“Musical Katedralja” do të mbahet sot në orën 19:00 në Korçë, ndërsa nesër në orën 18:00 do të vijë “Një kartolinë nga kori ‘Lira’”.

9. “NETËT FESTIVE NË PËRMET”, PERFORMANCA NGA ARTISTË TË NJOHUR

 “Netët Festive në Përmet” sjellin atmosferë dhe muzikë për qytetarët në sheshin “Abdyl Frashëri” deri më 29 dhjetor duke filluar prej orës 18:00. Mbrëmjen e sotme, të pranishmit mund të ndjekin një koncert nga Rovena Dilo.