1.STINA KONCERTORE E ORKESTRËS SË RTSH, BEETHOVEN TIRANA 2025

Një mbrëmje magjike me tingujt e Mozart dhe Beethoven do të jetë ajo e 31 tetorit në koncertin e Orkestës Simfonike të RTSH-së. Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 19:00, nën drejtimin e Facundo Agudin dhe me zërin e tenorit zvicerian Remy Burnens.

2. “HISTORIA E USHTARIT”, ATJE KU TAKOHET TEATRI DHE MUZIKA

Shfaqja “Historia e Ushtarit” nga Igor Stravinsky, e ndërthurur mes teatrit dhe muzikës mbahet nesër në orën 11:00 në shkollën artistike “Naim Frashëri” në Vlorë. Për të pranishmit do të interpretojnë Florian Vlashi, mjeshtër muzikor dhe violinist, aktorja Ema Andrea dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.

3. “NEXT VERSE...”, FESTIVALI LETRAR MBARËKOMBËTAR NË SHKODËR

Festivali Letrar Mbarëkombëtar “Next Verse – Ku shkojnë fjalët” vjen në Shkodër nga dita e nesërme deri në 1 nëntor. Festivali do të hapet në teatrin “Migjeni” në orën 18:30.

4. “PËRTEJ HORIZONTIT”, PREMIERË NË TEATRIN E KORÇËS

Teatri “Përtej horizontit” është shfaqja që do të vijë premierë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00. Në të interpretojnë aktorët: Niko Kanxheri, Jurgen Marku, Dasara Xhangolli, Silvio Goskova, Zamira Kita, Antonio Tole, Fludea Harizi, Mishela Çerveni.

5. ‘LUANUSHI I FRIKËSUAR’, PREMIERA PËR FËMIJË TE TKEKS

 “Luanushi i frikësuar” është shfaqja për fëmijë me regji nga Endri Çela, që do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Ajo do të vijë për të vegjlit më 31 tetor, 1 dhe 2 nëntor në orën 10:30.

6. “NO BORDERS ORCHESTRA”, KONCERT NË UNIVERSITETIN E ARTEVE

Java Kulturore Austriake përmbyllet mbrëmjen e nesërme me një koncert nga “No Borders Orchestra” në Tiranë. Koncerti do të vijë në hollin kryesor të Universitetit të Arteve në orën 19:00.

7. “SI TA DONI”, NESËR SHFAQJE NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR

“Si ta doni” është shfaqja teatrore nga Ëilliam Shakespeare që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me regji nga John Blondell.

8. “RENDI I RI” NGA “ÇAJUPI” NË SKENËN TEATRORE TË VLORËS

“Rendi i ri” është shfaqja teatrore e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 18:00.

9. FESTIVALI “METROFEST 9” NË TIRANË, SHFAQET “TAKIM I MUNGUEM”

“Takim i Munguem” nga Rafael Hoxhaj do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë sonte në orën 19:00. Pjesa prezantohet në kuadër të festivalit teatror “Metrofest 9”, që këtë vit vjen me tre produksione të veçanta, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar.