Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “AKORDET E JONIT”, NESWR KONCERT NGA ROVENA DILO NË HIMARË

Artistja Rovena Dilo vjen me koncertin “Akordet e Jonit” mbrëmjen e nesërme, më 26 korrik në orën 21:00 në sheshin “Petro Marko” në Dhërmi. Bashkë me të interpretojnë edhe “Acustic Band” dhe “Albanian Brass”.

2. “VALA FEST” MBËRRIN NË SHËNGJIN, DY NET ME MUZIKË E RITME

"Vala Fest" vijon edhe sonte në bregdetin e Shëngjinit me ritme, energji dhe atmosferë verore. Në skenë interpretojnë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

3. “FESTA E MIQËSISË” NË BERAT, MUZIKË LIVE DHE ARGËTIM

 “Festa e Miqësisë 2026” do të vijojë edhe sonte dhe nesër në sheshin “Teodor Muzaka” në Berat. Programi përfshin muzikë live dhe aktivitete festive, ndërsa publiku do të argëtohet me performanca të muzikantëve të njohur të skenës sonë.

4. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR”

Roskoveci vijon festimet tradicionale deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit.

5. “ZA FEST”, TRI NET ME MUZIKË DHE SPEKTAKËL NË SHKODËR

Në Shkodër do të vijojë edhe sonte me mbrëmjen e tretë dhe finale të edicionit të dhjetë të “Za Fest”, festivali që prej një dekade shoqëron netët e verës me muzikë dhe spektakël.  Festivali këtë vit mbahet në kalanë e Rozafës në Shkodër.