Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin e kartonit! Berisha: Rama po tenton të varë në litar mediat (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah një shtet katoni, i rrënuar më parë nga babëzia e çdo pushtetari. Në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike i organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Basha u ndal të fliste për disa çështje, mes të tjera paketa Anti-Shpifje. Për kryedemokratin, kjo është një formë për të mbuluar të gjitha abuzimet e qeverisë Rama përgjatë këtyre 6 viteve në drejtimin e vendi. Teksa përsëriti edhe një herë pikat e planit të PD-së, për zgjidhjen e një sërë problemesh për të cilat përballet vendi, Basha bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Nga ana tjetër, në të njëjtën lnjë me të, por me një gjuhë më të ashpër ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke e etiketuar Ramën si një kriminel, armiku i të gjithë shqiptarëve, hajdut, cënues të fjalës së lirë, ish-kryeministri bëri thirrje që të bashkohet të gjithë shqiptarët për ta larguar atë nga drejtimi i vendit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Christian Kremer, zv sekretar i Përgjithshëm i EPP, Nathalie Herberger, në emër të sekretariatit të Marrëdhënieve me Jashtë të CDU, si dhe Tobias Ruttershof, drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni i rrënuar nga babëzia! Paketa anti-shpifje, luftë ndaj fjalës së lirë(VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit, paketa anti-shpifje e propozuar nga mazhoranca, ekonomia e vendit dhe zgjedhjet e lira kanë qenë në fokus të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i  pranishëm në aktvitetin e përvitshëm të Akademisë Politikë. Duke u ndalur tek tërmeti, kryedemokrati tha se ai nxori në pah dështimin e qeverisë Rama. Sa i përket paketës Anti-Shpifje, për Bashën është një mënyrë për të fshehur të gjitha abuzimet e qeverisë së drejtuar nga Rama, teksa ka ripërsëritur disa pika nga plani i PD-së, sipas së cilit ka një zgjidhje për disa nga problemet kryesore me të cilat po përballet vendi.

"Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah një shtet kartoni, të rrënuar kohë më parë nga tërmeti i babëzi që ka penetuar në çdo qelizë. Fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është për solidaritetin e jashtëzakonshëm për t'ju gjendur pranë të prekurve nga tërmeti.

Një ligj të ri për Arsimin e lartë, financimi në nivele rajonale dhe më pas europiane, autonomia dhe bashkëqeverisja studentë-pedagogë janë në themel. 75 mln dollarë më shumë për arsimin e lartë! Paketë lehtësirash për bizneset që punësojnë të rinj apo të themeluara nga të rinjtë. Ne do ta nismim me anulimin e koncesioneve dhe korruptive të PPP. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të zgjedhin të jetojnë këtu. Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe kjo kryeministër do të paraqesin dy projektligje që janë shpallje e luftës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias.

Korrupsioni, punësimi dhe emigracion kjo synon që të fshehë me anë të paketës së ashtuquajtur Anti-Shpifje. Vetëm nga emigracioni ekonomia ka humbur 560 mln euro, ndërsa spitalet kanë mungesë mjekësh. prandaj parashikojmë të rrisim pagat për infermierët dhe mjekët. Nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do mund të kemi një qeveri të përgjegjshme. Prandaj beteja jonë e të gjithë shqiptarëve që votën e lirë është jetike për mirëqenien e vendit tonë. Garantimi i votës së lirë është kryesori. Kemi ofruar bashkëpunimin tonë për Reformën Zgjedhore për t'u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë', tha Basha.

Ora 17:58
Berisha: Tërmeti krim shtetëror! Rama, armiku më i madh i çdo shqiptari!(VIDEO)

Fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, i është dedikuar krejtësisht kryeministrit Edi Rama. Berisha ka bërë një sërë akuzash për kreun aktual të qeverisë duke e etiketuar atë si "kriminel", "hajdut", "fatkeqësi kombëtare". I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Berisha bëri thirrje që të gjithë të bashkohen për të larguar Rama nga drejtimi  qeverisë, pasi sipas tij po cenon fjalën e lirë dhe po tallet me familjet e prekura nga tërmeti, duke thënë se ai nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të bëjë "show".

"Uroj të mos keni armiq. Kenedi thoshte dikur tre janë armiqtë e njeriut "tirania, sëmundja dhe varfëria e mjerimi" . Por të më pyesnin mua, armiku më i egër  njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama, është kthyer në genet e të atit e tij, nuk marrë përgjegjës djalin për babën, jo. por Kur djali manifeston paterën e të atit, atëherë po. I ati tij firmosi varjen të litar të Havzi Nelës. I biri tij do të varë në litarë mediat, kjo është emergjencë kombëtare aq sa është tërmeti, për ta përmbysur sa më parë. Ky po tallet në mënyrën më cinike me qindra shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme, merr dy vendime: forcat që ajo mobilizon për t'u përballur me këtë gjendje dhe vendimi i dytë janë paratë që cakton nga buxheti. Ai ka caktuar 62 mijë euro në dy javë, është kriminel, duhet të dërgohet në gjykatë. Fondin e emergjencës e ka përdorur për luks dhe orgji. Vrasjet e tërmetit janë shtetërore, se pallatet në Thumanë nga tërmeti i 21 shtatorit ishin të pabanueshme, por nuk i strehoi askurrkund.  Ai çdo gjë që e bën e bën për "show". Të ngihemi fuqishëm se tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Rama një fatkeqësi kombëtare, politike", tha Berisha.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ky Kriminel ciceron se. !: 15/12/2019 22:28

    Duhet USA dhe Evropa tja gjeje vendin...se neve Si Popull mire te na behet ,,se e meritojne.. Ha mos valle !! Ju ka mbushur valixhet me Foto ky te forteve te. Botes. ! qe ciceron akoma dhe sju guter gjembe ne kembe !

    Përgjigju
  • Drejtesia: 15/12/2019 21:44

    Vonon por nuk haron ,megjithese ti jetove o Sali dhe tregon se ndergjegjia jote eshte e paster une besoj se gjumi jot eshte I trazuar.E keqja dhe ndeshkimi duhet te te vije nga njerezit por po nuk arisin ata ta vendosin drejtesine ,nuk do shpetosh o Sali shpirtnxiri,poshtersia ,krimineli,dhe turpi I Shqiperise

    Përgjigju
  • turi: 15/12/2019 21:10

    PRAPE KY HAJVANI,,,ik o sali ik mor kriminel ordiner,,,ti do varur ne rrepet e tropojes...

    Përgjigju
  • O MI HALESH: 15/12/2019 21:04

    U KOMENTUA U KOMENTUA O WC.

    Përgjigju
  • Kuçedra kriminel salhe: 15/12/2019 21:04

    O kriminel o spiuni sërbit. Ti ke vrar gazetar e ke djegur medjan e kohës tënde . Po i till je ti o kuçedër.

    Përgjigju
  • Does: 15/12/2019 20:53

    Berisha nje qen me morra.

    Përgjigju
  • BAJGA E SHQIPRIS: 15/12/2019 20:49

    Ky njeri është njeriu më i zi i gjith historis Shqiptare.ky është kriminel hajdut e psikopat e spiun i Sërbit. Bur më i poshtër Shqipris nuk i vjen më për 100 vjet se bajga me emrin qen salhe kaka.

    Përgjigju
  • pyka: 15/12/2019 20:24

    Po ky pinoku i vogjël,deri tani ku ka qënë?Mos ka qënë gjë ministër transporti?Mos ka qënë gjë,ministër i jashtëm?!Mos ka qenë gje,ministër rendi,apo kryetar bashkie?!Kjo lloj rrace njërëzore,që tallin trapin me shqiptarët duhet të zhduket nga politika!Edhe këta që janë,më të korruptuar nuk ka në glob!Na kanë vënë në mes!Prandaj i them pinokut,të fala piktorit........

    Përgjigju
  • sula: 15/12/2019 19:55

    Akoma gjalle eshte ky damllaja ,qe nuk la pa djeg gazeta pa rraf gazetar dhe sot derdellit.Ma mire zhduku se je tersi shqipnis

    Përgjigju
  • Tironci: 15/12/2019 19:41

    Ti je fatkeqesia e ketij populli per 30 vite!eshte fatkeqesi e madhe qe nje kriminel & nje hajdut te thote nje njeriu qe nuk ka bo ndo nje krim,ti thojne kriminel.

    Përgjigju
  • Cubi: 15/12/2019 18:57

    Ku nuk zuri termeti kete. Edhe tani nuk rrin rehat ky lloj vemje qe nuk po i shqitet shqipetareve nga 30 vjet. E beri per lesh shqiperin e tani sdi cfar flet. Ik far e keqe mos tu degjoft emri.

    Përgjigju
  • liri: 15/12/2019 18:53

    Ti gezove vendin ne 30 vite.. Lere mer ramen se ti je kucedra qe vret e pret e te qan me pas... Diktator ne demokraci do te thote djall e kaluar djallit.. Mos pafte mo ky vend shtaze te tille...

    Përgjigju
  • Populli: 15/12/2019 18:45

    Kujton plaku Mere se ka harruar populli qe ky legen ka burgosur gazetare dhe ka djegur godina mediash.

    Përgjigju
    • Fix: 15/12/2019 21:24

      Po sa mire e the

  • rroft shqupi: 15/12/2019 18:36

    sa te shpifur qe jeni nga koka te kembet.fatkeqesi kombetare jeni ju parti fashiste,parti e babezitur per pusht-et,qeneri e kombit

    Përgjigju
  • O tej: 15/12/2019 17:59

    Marin pjes Bisha dhe Berisha Basha dhe shalngjituri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit