Vullkani më i madh në Europë, Etna këtë të martë nisi të nxjerrë në mënyrë të frikshme llavë dhe hi, ndërsa mendohet se pasojat e aktivizimit të tij do të ndikojnë në ndryshimin e motit kryesisht në Europën Jugore sidomos gjatë fundjavës.
Llava dhe hiri si pasojë e shpërthimit të fuqishëm krijuan në qiell erëra dhe mjegull çka pritet të ndikojë në kushtet atmosferike.
Mali Etna ndodhet në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë. Meterologu Tyler Roys shprehet se hiri i dalë nga vullkani, i cili po ngjitet drejt atmosferës, do të ndikojë në motin në Europën Juglindore gjatë fundjavës, madje duke filluar që të enjten në mbrëmje.
Hiri do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do pengojë rrezet e diellit në detin Jon dhe Ballkan, duke filluar nga e premtja për të vazhduar deri të shtunën.
Një zëdhënës i aeroportit britanik Gatwick tha se linjat ajrore mund të jetë të detyruara të ndryshojnë rrugën e tyre të fluturimit, por disa besojnë se retë e hiri deri në fund të javës mund të mbërrijë më larg Bukureshtit.
Efektet do të ndihen përtej Italisë jugperëndimore sikurse shërbimi i motit Accuweather ka shpërndarë një foto të vendeve që do të ndikohen dhe mes tyre është edhe Shqipëria dhe Kosova.
Por shpërthime të tilla të vullkanit më aktiv në Europë ndodhin shpesh herë gjatë vitit dhe studiuesit nuk parashikojnë rreziqe.

(Vendet që do të ndikohen nga vullkani, mes tyre Shqipëria dhe Kosova)
[gallery]21279[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO