Pas një pauze më shumë se dy mujore, marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët duket se është aktivizuar sërish. Sipas medias italiane ANSA, patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" ndodhet aktualisht në ujërat pranë Lampeduzës, i gatshëm për të transportuar migrantët drejt qendrave të pritjes në Shëngjin dhe më pas në Gjader.
Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Ajo u fut në një betejë me gjyqësorin, për shkak të listës së vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj, të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.
Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Gjithashtu, në një konferencë më 9 janar 2025, kryeministrja Meloni tha se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike.