2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon flakët, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike (VIDEO+FOTO)

Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

Situata me zjarrin në Mamurras te Kurbinit vijon të jetë mjaft e vështirë. Flakët po përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Aktualisht në lagjen “Demokracia” në Mamurras, zjarri po vijon të përhapet në sipërfaqe me pisha e shkurre. Ndërkohë mësohet se në zonën e Mamurrasit ka edhe një vatër tjetër në fshatin Shpërdhet. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Nga zjarri janë 5 banesa që rrezikohen, ndërsa janë dy zjarrëfikëse që po mundohen për vënine nën kontroll të flakëve. Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.

Në lidhje me dy vatrat e zjarri në Mamurras, ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes Niko Pelshi i cili shkruan se zjarri në këtë zonë është kritike, ndërsa nuk shpjegon ende se pse nuk ndërhyjnë helikopterët nga ajri për të shuar zjarrin. Ministri njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë aktive 5 vatra zjarri

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, shkruan Peleshi.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 01/08/2021 22:06

    Kemi bollë argumente se Krijusi i gjithsis asht pa fillim dhe pa mbarim,kudo që t'shkojmë sundon,i ka lan dhe shkallt e sojit,qka i pëlqen njanit nuk i pëlqen tjetrit,nji shaka e vogël te klerikët,ma leht e kuptoni realitetin,dy shok të ngushtë i thot kataliku muslimanit a po vjen nkishë për meshë,po si thua ti a vjen nxhami me fal gjuman,po vi por sdi si të sillem,qka tbajn tjerët ban dhe ti,tek ashtë e leht,erdha dalin nsaf tpar meniher pas hoxhes,në reqatin e mram shoku pas katalikut ja ngjet për koqeve i thot ti ngjitja hoxhës,si e qojke hoxha kryet prej segjdes ja shterngojke,disa her dikur menxi dha selam,o djalosh qfar zori ke që ma dhe ket siklet,nzor tek jan tgjith prej bishti deri tek koka,dua të them ma mir na bjen tmeremi me argumente,besimtar tlir se sa me hy në shishe,prrallat jan dalë prej mode,KRIJUSI i ka tgjitha tpa shterrshme, tja bajm hyzmetin me fitu Ujin,shiu i shuk të gjitha zjarret,nuk asht von të Vehdisohemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit