Aktorët e Apartament 2 XL, realizojnë musicalin “Hair”

Aktorët e Apartament 2 XL, realizojnë musicalin “Hair”
Si çdo javë “Dancing With The Stars” rikthehet me prapaskenat dhe momentet më interesante paskuintave ku konkurrentët,balerinët dhe të ftuarit special qëndrojnë së bashku. Në këtë puntatë balerinëve iu bashkun në një mjuzikël aktorët e Apartamentit 2XL, të cilët realizuan musicalin “Hair”. Kujtojmë se Julian Deda ka qenë vetë konkurrent i edicionit të parë të “DWS”, e për këtë arsye për të ishte si një rikthim në skenën e këtij formati televiziv. Ndërkohë në prapaskenë vëren që konkurrentët qëndrojnë së bashku duke u përgatitur për performancën si dhe duke biseduar me njëri-tjetrin. Në foto duken personazhe si Vedat Ademi i cili është duke i treguar diçka balerinës Enada Hoxha nga telefoni i tij , Albanon dhe Lisën e Apartamentit, të cilët përgatiten për performancën e tyre, Julian Dedën duke dhënë një intervistë apo Niada Saliasin duke pozuar për aparatin . Gjithashtu në paskuintat e “Dancing”, gjejmë edhe ish-banorin Big Brother 4 Toros, i cili është miku i ngushtë i kryetarit të jurisë Ilir Shaqirit.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia