Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë Shqipërinë.
Më herët në Durrës, demokratët zgjodhën si kryetar të degës Adrian Gashin, me 586 vota. Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe pedagogu në Universitetin e Durrësit, zëvendëson Ardian Mukën që mbante drejtimin e degës që pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së.
Ndërkohë këtë të diel, PD zhvillon zgjedhje edhe në degët e qarkut të Beratit.
Kutive të votimit kanë të drejtë t’i drejtohen 2300 anëtarë të degës së PD-së Berat, të cilët do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Kasion Hasimetaj, kryetari i komanduar deri tani dhe Florjan Likës.
Paralelisht me Beratin votohet edhe për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Skrapar dhe Dimal.
Në PD-në Skrapar, anëtarësia e përbërë nga 170 demokratë voton për dy kandidatët: Ardit Muzabego dhe Besnik Osmëni.
Ndërsa në PD-në Dimal, anëtarësia e përbërë nga 590 demokratë voton për dy kandidatët: Azeta Protoduari dhe Florjan Muhametanji.
Komente










