Aktorët shqiptarë, testohen nga
regjisori amerikan për Shekspirin

Aktorët shqiptarë, testohen nga<br />regjisori amerikan për Shekspirin
Në Teatrin Kombëtar ka nisur audicioni i dytë i shfaqjes “Ëndrra e një te vere”, e cila do të zhvillohet vetëm për dy javët e këtij viti. Aktorë të njohur dhe të rinj po presin me padurim në sallonin e Teatrit Kombëtar për t’u testuar nga regjisori amerikan John Blondell, i cili ka ardhur në Tiranë për të ngjitur në skenë komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere".

Regjisori dhe shekspirologu i njohur amerikan, pas 25 vjetësh karriere në skenat e botës me veprat e Shekspirit, pranon se ka ardhur në Shqipëri të zbulojë një tokë të re në fushën e teatrit dhe për të realizuar për herë të parë një Shekspir në shqip. "Është përvoja e parë për mua që të vë këtë vepër në skenën e një vendi dhe në gjuhën kombëtare. Arsyeja e dytë është se ne jemi në kërkim të një toke të panjohur, apo diçkaje të re, dhe të freskët", u shpreh ai.

"Ëndrra e një nate vere", e Blondell do të sjellë një Shekspir krejt ndryshe, të ndërthurur me elementë shqiptarë. "Unë jam i dashuruar pas kësaj pjese, është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë. Qëllimi im është ta bëj veçanërisht ndryshe këtë Shekspir, por edhe veçanërisht shqiptar", vijon regjisori. “Ëndrra e një nate vere do ta ketë premierën në maj dhe ka ngjallur shumë emocione, sidomos tek të rinjtë.

Njëri prej tyre shprehet për “Shqiptarja.com”, se ky test do të ketë një domethënie të rëndësishme për karrierën e tij të sapunisur. “Blondell ka nisur audicionet dhe ka vlerësuar larminë e zërave të rinj dhe sidomos atyre femëror të aktorëve. Nëse fitoj kjo ka rëndësi të madhe për mua”, thotë aktori.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 23 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime