Në Korçë është çelur edicioni i 13-të i “KokoFest” duke sjellë në skenë aktorë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.
Nëntë shfaqje do të garojnë në festival, nga komedia dramatike te komedia e zezë dhe tragjikomedia. Këtë vit, vëmendje i është kushtuar edhe artistëve të rinj dhe studentëve.
“Janë shfaqje që gjatë gjithë vitit kanë qarkulluar në të gjitha trevat shqiptare. Do të kemi produksione nga Vlora, Tirana, etc. Kemi dhe të rinjtë pjesë e festivalit”, tha aktorja Zamira Kita, organizatore e “Koko Fest”
Mes emrave të njohur të skenës shqiptare janë Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka dhe Viktor Zhusti. Në konkurrim vjen edhe një vepër e Edward Albee, me regji të Violeta Trebickës.
“Shfaqja titullohet nga “Ne të dy” është një komedi e zeze që ka mesazhin se martesa e sukseseshme prodhon dy personalitete”, tha Trebicka.
“Koko Fest” shihet edhe si një mundësi për bashkimin e brezave të artistëve dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Deri më 6 shtator, Korça do të jetë kryeqendra e teatrit dhe humorit, me një publik që vijon të mbajë gjallë dashurinë për artin skenik.










Komente
Komento