TIRANE-Voltana Ademi dhe Xhelal Mziu në cilësinë e kryetares dhe nënkryetarit të Shoqatës së Bashkive me 15 bashki që drejtohet nga Partia Demokratike, i kanë dorëzuar një letër Presidentit Ilir Meta, për t’i kërkuar atij të dalë kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Ndërkohë që pak javë më parë Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për të ndërtuar godinën e re, ndërsa kaloi edhe ligji në parlament, të cilin opozita e kundërshton.

Dje, mbi 70 artistë të skenës shqiptare përmes një peticioni i kërkuan Metës që ta dekretonte ligjin. Afati i fundit që presidenti të shprehet për ligjin është dita e hënë, në të kundërt kalon në heshtje.