Aktorët kundër Kumbaros:Duam
Teatrin tonë ose do bojkotojmë

Aktorët kundër Kumbaros:Duam<br />Teatrin tonë ose do bojkotojmë<br>
Ndryshimet e bëra në ligjin nr 25/ 2014 për Artin dhe Kulturën janë pritur me protestë nga artistët më të njohur, të skenës dhe ekranit. Në një takim me sindikatën e artistëve për ndryshimet dhe shtesat e propozuara në projektligjin e 2018-s, ata i kanë kërkuar Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe qeverisë të mos aprovohet.

“Teatrit i shkrihet për shembull Qendra e Artit, edhe atë qendër që ka filmi, pra Qendra e Filmit, duan t’ia shkrijnë, sepse e gjitha kjo është një frymë, sepse duan ta centralizojnë, duan ta kenë nën hyqëm që të bëjnë me ligjin ç’të duan”, shprehet aktori Romir Zalla.

“Do t’ju duket pak paradoksale, por është shumë e vërtetë, që ky ligj që ne kemi, është më autokratik se në kohën e Ramiz Alisë”, tha aktori Mirush Kabashi.

Artistë e skenës janë të shqetësuar nga mungesa e transparencës për projektin e një Teatri të ri Kombëtar.

“Është folur që do bëhet një godinë të re për teatrin dhe prapë nuk ka pasur asnjë pikë transparence. Godina e teatrit e Beogradit, e Bukureshtit, është 500-vjeçare, 600- vjeçare, është Monument Kulture. Këtu po bëhen xhamira, po bëhen kisha dhe s’po bëhet një teatër. Shikoni çfarë xhamie po bëhet. Xhamia apo kisha e shqiptarëve është teatri. Pra i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër.

Ajo Turbina… Unë vajta e pashë, edhe me Benin (Derhemin) edhe me Spiro Kondurin, inxhinier zëri. Ajo ishte qesharake. Për teatër nuk bën. Ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale. Prandaj, ajo fjala që unë i paskam thënë unë asaj ministreshës se do të shkoj të shtrihem tek ajo Turbina, dhe ajo tha ‘të vijë të interpretojë, të shtrihet tek Turbina’, ajo paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë që të prishet ai teatër, pa u marrë vesh çfarë do bëhet me të. Le që Opera të mos guxojë të qaset”,
u shpreh Ndrenika i indinjuar.

Derisa sa të marrin përgjigjen e kërkuar artistët shprehen se do të bojkotojnë aktivitetet dhe premierat.

“Në qoftë se ne do të pranojmë që jemi anëtarë të kësaj sindikate për të mbrojtur të drejta tona, nga nesër nga një datë të cilën ne do ta vendosim, nuk kemi për të marrë pjesë në aktivitete dhe premiera dhe le të na pritet buka e gojës, dhe për ju që jeni familjarë, le t’ju hiqet edhe ushqimi i fëmijëve”, u shpreh aktori Laert Vasili. Me tej Vasili ka lexuar peticionin e hartuar pas kësaj proteste.

“Drejtuar zonjës Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës.
1. Ne kërkojmë të anulohet vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe të bëhet një transparencë e plotë në lidhje me projektin e ndërtimit të teatrit të ri.
2. Të pezullohet projektligji dhe të hapet dialogu me përfaqësues të komunitetit të artistëve për një projektligj tjetër”.


Peticionin për hartimin e një projektligji tjetër dhe për moszhvendosjen e artistëve nga Teatri Kombëtar e firmosën 77 artistë të njohur.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët