Artistët protestë me këngë patriotike për teatrin para Kuvendit: Nëse ligji miratohet do ngujohemi

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot në orën 10.00 para parlamentit u mbajt një tubim qytetar për të parandaluar miratimin e projektligjit për Teatrin Kombëtar. Ajo që u vu re ishte pjesëmarrja e dobët e artistëve. Ndërsa, të pranishmit u munduan që të mbajnë fokusin tek Teatri Kombëtar, duke u përpjekur që të shmangnin thirrjet “Rama ik” apo akuzat e tjera politike. 

Do t’ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, që mos ta kalojnë këtë projektligj, Elona Gjebrea, Besnik Bare, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko etj

Alert Çeleoaliaj

Aktori Neritan Liçaj bën thirrje si qytetar i këtij vendi, që deputet mos të miratojnë një ligj, që i hap dyert korrupsionit.

Në këndvështrimin tim si qytetar duhet që të votojnë si qytetarë. Nëse ata e miratojnë projektligjin, mendoj se Presidenti nuk do ta dekretojë

Neritan Liçaj

Suela Bako bën thirrjen e fundit, që mos të thyejnë shpresën e njerëzve, që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë vend. Regjisorja dhe aktorja Bako kërkon, si qytetare edhe si nënë, që mos t’ua thyejnë shpresat dhe ëndrrat, që ajo edhe familja e saj kanë thurur. 

 Unë jam çame, jam aktore edhe regjisore, unë jam një kriminele lufte edhe një kriminele paqeje. Nuk e di se si do të ndihen nesër fëmijët e mi, por për një gjë do të ndihen krenarë, që ne në asnjë moment nuk u dorëzuam përballë kësaj arrogance edhe kësaj padrejtësie.

Suela Bako

Ndërsa, regjisori Saimir Kumbaro, mes artistëve nuk ishte vetëm për t’i mbështetur, por edhe si kronikan. Me një kamerë në dorë për të filmuar këtë moment, që për të është historik, e konsideron prishjen e teatrit, një veprim që tregon edhe nivelin intelektual të vendimmarrësve.

Të prishësh teatrin është të shkatërrosh memorien, gjurmët e së kaluarës dhe vërteton, që t’i nuk je më shumë sesa një injorantë, por gjysëm injorantë.

Saimir Kumbaro

Qytetarët që nuk kishin firmosur hodhën firmat, ndërsa artistët, që mbanin në duar pankartat, “Mbroteatrin”, “Unë jam teatri”, “Teatri është gracka ku shpirti i kryeministrit kapet si Laraska”.  Aktori Alert Çeloaliaj, shprehet se nëse miratohet ligji, nuk do të ketë kurrsesi greva, por vetëm protesta ose ngujim.

 Nëse miratohet ligji do të kthehemi në teatër, mos t”u shkojë mendja për grevë urie, sepse unë i pari nuk rri në grevë urie. Por, do të shkojmë tek sheshi i teatrit dhe do të komunikojmë për masat që do të marrim. Grevë urie nuk ka, mund të ketë përshkallëzim protestash ose edhe për ngujim kemi diskutuar.

Alert Çeloaliaj, aktor dhe anëtar i Sindikatës së Pavarur të Artistëve

Ndërsa, deputetët Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku dolën për pak minuta nga parlamenti, për të përgëzuar artistët dhe duke e konsideruar protestën e tyre, një akt që ndodh për herë të parë në 30 vite demokraci. Tabaku shprehu mbështetjen e saj dhe tha që pavarësisht se çfarë mund të ndodh, ata janë me artistët dhe do t’i mbështesin deri në institucionet më të larta ndërkombëtare.

Përveçse një tymosje të shmangur në kohë dhe vezëve, protesta ishte e qetë. Gjatë tre orëve vijoi me këngë patriotike e valle, si “Për ty atdhe”, “Shqipëria ime”, “Mall për mëmëdhenë”. Më vonë protestuesit u shpërndanë, ndërsa artistët u ulën këmbëkryq për të  pritur vendimin që do të merret në Parlament.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli i thjesht: 05/07/2018 18:58

    Jam dakort me juve artista ok,nuk e doni teatrin e ri.po pse peveria e opozita bajne kaq zhurm,apo nuk u intereson fjala popull a po vetem interdsat e tyre si majtas ashtu edhe djathtas,merruni me hallet e problemet e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!