Aktori shqiptar Gentian Hazizi ka bërë një gjest për tu marrë shembull me anë të një postimi në profilin e tij.
Ai ka publikuar foton e patentës dhe është ofruar të punojë falas si shofer apo të bëjë pazarin e pensionistëve që nuk lejohet të dalin nga shtëpia.
Aktori tha se ka 16 ditë në shtëpi I mbyllur, nuk është infermier apo doktor por mund të shërbejë gjithsesi.
Postimi I plotë i aktorit:
Me këtë foto të patentës sime po i drejtohem Autoriteteve!
Kam 16 ditë i mbyllur në shtëpi dhe baba i 3 femijëve.
Janë mobilizuar në këtë luftë e po sakrifikojnë shumë prej nesh e Mirënjohje për të gjithë ata që janë në vijën e parë!
Unë nuk jam i aftë as si infermier e as si mjek por jam i aftë të ngas makinën.
Dua të ofrohem vullnetar qoftë si shofer ose për çdo lloj pune tjetër në shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bërë pazarin pensionistëve tek njesia 5 në ate ore leje që do kemi nga e hëna!
Nuk do surprizohesha aspak sikur të më merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkisë apo Ministrja e Shëndetsisë në telefon e të më thoshte:Artisto bravo,në luftë jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyrën tate!
Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nëse dikush më mer e më thotë:Artisto kena punë per ty si shofer ambulance,duhet të shpërndash këto ushqime ose bëj pazar për pensionistët e njësisë 5 se vetëm 1 orë leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnjë pagesë!
-
Bravo ,, arabi hazizi,,tu llumte....
Përgjigju -
Bravo Gento Nje human i vertete dhe sakrifice per jete a vdekje Me te vertet nje hero i heshtur Dhe duhet pershendetur e ndjekur ky veprim
Përgjigju -
Gjest shume human!Bravo dhe ju si redaksi qe publikoni te tilla lajme dhe na jepni fryme pozitive ne keto dite te veshtira.Jeni shum te mire
Përgjigju -
Bravo Gent Hazizi, ja kush ka shpirt. Pse kot je anetare i familjes Kuqezi. Je i madh.
Përgjigju -
Dal edhe un vullnetare ,se u cmendem mbyllur hahhahahahah
Përgjigju -
Nje bravo e madhe per kete person , njerez te tille duhen sot dhe jo si te " zgjuarit " dhe " trimat " e kolltukut dhe kompjuterit. In
Përgjigju








Komente
Komento