TIRANË-Robert Ndrenika shkëlqeu me rolin e Totit në natën e parë të premierës “Mendohu Xhakomino” në Teatrin e Metropolit.
Aktori i madh dukej si një yll i zbuluar për herë të parë. Ai la jo vetëm publikun pa fjalë, por edhe ansamblin e aktorëve e përfshiu në linjën e emocioneve reale të skenës.
Ndrenika me mjeshtërinë e tij ka krijuar nje energjie pozitive ne skenë duke u bashkuar me artistët e njohur Marjana Kondi, Arben Derhemin, Klodjana Kecon e të tjerë. I gjithë ansambli i aktorëve solli një frymë të re në këtë vepër.
Pas shfaqjes shpërthyen duartrokitje të zjarrta. Aktorja e madhe e skenës Tinka Kurti shprehet e emocionuar dhe me lot në sy për aktorin Ndrenika dhe për ansamblin e aktorëve.
‘’Zoti ju bekoftë që na dhatë një shfaqje kaq të bukur, sepse ndjeva kaq kënaqësi. Le autorin, por loja e mrekullueshme e të gjithëve. Edhe Berti i madh, është i jashtëzakonshëm. U bëftë 100 vjeç o Zot’’,-u shpreh e emocionuar Tinka Kurti.
Të gjithë ata qe ndoqën kanë shumë fjalë të bukura për të thënë.
‘’Roberti si gjithnjë i mrekullueshëm. Unë nuk besoj se ka aktor më të mirë se ai në Shqipëri.
Kur shikon një trup të tillë aktorësh ke një ngarkesë emocinale. Ne sot u ballafaquam edhe një herë me Bert Ndrenikën, për të cilin do jemi gjithmonë të uritur për artin e tij’’,-u shprehën disa spektatorë.
Toti i luajtur nga aktori i madh Robert Ndrenika donte të bënte një të mirë në fund të jetës, e si të gjithë naivët e ndershëm i kthehet për keq.
Ndrenika krijoi këtë të mërkurë dimensionin tjetër të Pirandelos. Kjo shfaqje do të vijojë të ringjitet në skenë deri më 29 shkurt.
[gallery]20965[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO