Aktori i njohur hollivudian për xhirime në Shqipëri, i mahnitur nga Tirana: Është e ardhmja e Europës

Aktori i njohur hollivudianë, Robert Miano ndodhet në Shqipëri prej dy javësh ku po merr pjesë në xhirimet e një filmi me regjisor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka dhe Marin Hoxha. Miano shpreh vlerësimin e tij të lartë për kryeqytetin shqiptar teksa e ka cilësuar si të ardhmen e Europës.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.

Ndërkohë regjisori Fatmir Doga shprehet në rrjete sociale se është një nder për të punoj sërish me Mianon, pasi më parë ka bashkëpunuar në vitin 2012 në Hollywood, e tashmë është rradha për një film në Shqipëri.

">http://

Robert Miano ka bashkëpunuar krah emrave të mëdhenj të kinematografisë si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë