Aktori i ‘Portokalli’ në Rreze Dielli, Rezart Veleshnja: Truproja i Berishës më kërcënoi se do më fuste plumbin kokës

Personazhet që ai ka sjellë ndër vite padyshim e kanë bërë publikun të qeshë, por mesa duket ka dhe nga ata që mund të jenë indinjuar nga imitimet e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikanë të nivelit të lartë. Kështu i ndodhur aktorit të humorit Rezart Veleshnja, i cili vjen çdo fundjavë me personazhe nga më të ndryshmet në spektaklin “Portokalli”.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm që i ka ndodhur pak vite më parë, kur siç pohon ai, është kërcënuar nga truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, që të mos e imitojë më. I pyetur nëse ndonjë nga personazhet realë është mërzitur nga imitimet e tij, aktori përmendi rastin e ish kryeministrit Berisha, që sipas tij dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish kryetarin e Partisë Demokratike.

Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihtë ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgontë njerëz që ti rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë.

Rezart Veleshnja, aktor

Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane.

Rezart Veleshnja, aktor

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja