Aktori italian rrëfen mbi filmin e
Xhani Amelios në "A1Report!"

Aktori italian rrëfen mbi filmin e<br />Xhani Amelios në
DURRËS - Edicioni i 6-të i festivalit ndërkombëtar të filmit që po zhvillohet në Durrës prej datës 2 deri në 6 tetor do të sjellë sot në orën 19:00 premierë, filmin ballkanik me pjesë të veçanta nga Shqipëria të regjizorit italian Xhani Amelio të titulluar “L`intrepido”.
 
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze dielli" të "A1Report!" si protagonist i filmit, Gabriele Rendina, shpjegoi rolin e tij në film si muzikant dhe eksperiencën e tij të xhirimeve edhe në Shqipëri. “Regjizori Xhani Amelio kërkoi për rolin e birit të Antonio Albanezes, një muzikant të ri.
 
Ky ishte një zbulim i bukur për mua, sepse Shqipëria ka një histori të fqinjësisë së mirë me Italinë dhe erdha në Tiranë për të xhiruar në park dhe për të njohur muzikantë shqiptarë. Do doja të xhiroja më shumë, por qëndruam vetëm për disa ditë”.

Filmi ka si protagonist, aktorin e njohur Antonio Albanese në rolin e Antonio Panes, rol i vështirë dhe heroik i një zëvendësuesi të përhershëm në çdo lloj pune. I braktisur nga gruaja, ai mbështetet nga djali i tij, saksofonist, luajtur nga Gabriele Rendina.

Drejtoresha ekzekutive e festivalit të filmit ndërkombëtarë të Durrësit Elkiana Gjipali tha se ndryshe nga edicionet e tjera, festivali ka ardhur si retrospektivë e 5 edicioneve të kaluara.

Premiera e sotme “L`intrepido” nga regjizori Italian Amelio vjen nën kujdesin e Institut Italian të Kulturës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024