Aktori Leaonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori Leaonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Lumi Vjosa dhe aktori Leonardo DiCaprio

Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio ka bërë sërish thirrje për mbrojtjen e Lumit të Vjosës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai shkruan se dhënia e statusit të Lumit të Vjosës si një Park Kombëtar do të mbrojë zonën nga digat dhe një kërcenim i ri, nga shpimet e naftës dhe gazit.

Thirrjen e tij aktori e ka shoqëruar edhe me një artikull nga organizata ambientaliste “Global Wildlife Conservation”, në të cilët shkruhet se Lumi Vjosa është me një rëndësi shumë të madhe në Evropë. Në artikull përshkruhet me detaje rëndësia e mbrojtjes së lumit të Vjosës dhe shpalljes së saj si Park Kombëtar.

Aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e 'egër' në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se  këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë