Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë
Qeveria i jep 5 mln lekë për kurim

Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë<br />Qeveria i jep 5 mln lekë për kurim<br /><br>
Aktori i njohur Ndriçim Xhepa vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në një klinikë jashtë vendit.  

Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave: 

VENDIM
Nr. 540, datë 9.10.2017
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit
2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të
Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e
detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë)
lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD e akuzoi se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë