Aktori publikon video të stërvitjes
që i dha format trupore të "Thor"

Aktori publikon video të stërvitjes<br />që i dha format trupore të
Chris Hemsworth, aktori kryesor i filmi "Thor", ka publikuar rutinën e stërvitjes së tij e cila i dha format trupore një "zoti" dhe kjo stëvitje zgjat vetëm 40 minuta në ditë.
 
Videon e stërvitjes, aktori e publikoi në llogarinë e tij të rrjetit social "Instagram" dhe vetëm brenda dy ditësh ajo është parë nga më shumë se dy milionë njerëz.
 
Pas filmit  "Zemra e Detit- Origjina e Moby Dick", aktorit i duhej të fitonte më shumë se 15 kilogramë për të qenë i përshtatshëm për rolin e "Thor".
 
Stërvitja e cila ka bërë mrekullin me trupin e aktorit, përfshin zvarritje me litarë elastik, ngritje peshash dhe muskuj barku.
 
Duke krahasuar paraqitjen e Hemsworth në filmin "Zemra e Detit- Origjina e Moby Dick" dhe në filmin "Thor", mund të themi me siguri se kjo rutinë stërvitjeje patjetër që do ta shndërrojë totalisht trupin tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg