Aktori shqiptar gjen sozinë e tij, ngjashmëria është e pabesueshme (Foto)

Aktori Florian Binaj

Florian Binaj është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai njihet për humorin e tij dhe herë pas here i bën njerëzit për të qeshur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi në profilin e tij në Instagram, Binaj ka publikuar një foto të një personi që duket sikur është ai vetë, por para disa vitesh.

Foto e publikuar nga Florian Binaj 

“Të gjithë menduat se jam une para shume vitesh por jo...sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj. Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re por përdor të njejtin kallup në vënde të ndryshme. Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën,”- shkruan aktori krahas fotos. Ngjashmëria është vërtet e madhe, si mendoni ju?!

 

fl.mi./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e ka menaxhuar në mënyrën e duhur sistemi shëndetësor emergjencën e krijuar nga koronavirusi?

Komento