Aktorja e njohur amerikane Amanda Bynes është shtruar pa vullnetin e saj në një spital pskiatrik në New York.

Disa kohë më parë ajo kishte publikuar në rrjetin social Twitter se kishte rënë pre e abuzimit seksual nga babai i saj, për ta tërhequr më pas këtë akuzë duke u shprehur se fajin për këto deklarata e kishte një mikroçip në kokën e saj.

Shtrimi i saj mund të zgjasë deri në dy javë, ndërkohë që kjo është hera e dytë që Bynes shtrohet në një spital psikiatrik për shkak të veprimeve të saj të pakontrolluara.

amanda bynes

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)