Aktorja e njohur amerikane ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Aktorja e njohur amerikane ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Aktorja e njohur amerikane, Linda Haynes, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, ku ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar djali i saj, Greg Sylvander përmes një postimi në Facebook, i cili konfirmoi edhe se aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Karolinën e Jugut.

“Si fëmijë i vetëm, i kam pasur frikë këto kohë gjatë gjithë jetës sime. E gjej paqen duke ditur që nëna ime kishte jetën më të bukur këto vitet e fundit së bashku me mua dhe nipërit e saj, Courtney Sylvander. Do të na mungosh pa masë mami”, ka shkruar ai.

Ajo ka luajtur në filmat “Blaxploitation” të vitit 1973 “Coffy”, “Mulligan” të vitit 1974, “The Nickel Ride” dhe në “The Drowning Pool” me aktorin Paul Newman.

Filmi i parë që Linda luajti ishte në vitin 1969 “Latitude Zero”, me regji Ishiro Honda dhe me aktorin Joseph Cotten.

Pas viteve ’70 dhe ’80, aktorja hoqi dorë nga aktrimi dhe vazhdoi të punonte si sekretare. Ajo ka lënë pas djalin e saj Greg, nusen Courtney dhe nipërit e saj James dhe Amelia.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë