Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah, që u bë e njohur me rolin e Suras në filimin "Kurti dhe Sura" po i kalon pushimet në Shqipëri. Farah është rikthyer përsëri në Sarandë dhe ka postuar foto në bregdet. Kujtojmë se ajo ka qenë edhe vitin e kaluar në Sarandë dhe Vlorë gjatë korrikut.
Ajo publikoi foto bashkë me qenin e saj në Sarandë, të cilat i shoqëroi edhe me emojin e flamurit kombëtar dhe duart në formë zemre. Bregdeti shqiptar e sidomos jugu është i preferuar shumë nga turistët dhe nga personazhe të njohura të showbizit për bukuritë që ka.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)