Aktorja e njohur Guineth Paltrow po i përkushtohet gjithnjë e më shumë një fushe të re duke u larguar nga aktrimi.

guineth paltrow

Sipas mediave amerikane aktorja bukuroshe dëshiron të merret më shumë me biznes në kompaninë që zotëron.

40 vjeçarja Paltrow së bashku me trajneren Tracy Anderson menaxhojnë kompaninë e quajtur “Goop”ku askush nuk del i humbur po ta vizitojë.

guineth paltrow

Paltrow,e cila vë në jetë idetë e saj kreative gjithmonë ofron diçka të re për ata që duan të jenë në stil dhe të ndjekin trendet e kohës.

Ajo duket mjaft e përkushtuar ndaj kësaj kompanie “lifestyle” të cilën e ka hapur në vitin 2008,ku mund të gjesh gjëra të ndryshme për një jetë më të plotësuar.

guineth paltrow

Gjithashtu aktorja ka një faqe mjaft aktive në web për të gjithë ata që kërkojnë një këshillë qoftë për aksesorë shtëpie, për veshje, në fushën e kulturës,guidat e udhëtimeve etj.

guineth paltrow

Aktorja amerikane ka një karrierë të sukseshme kinematografike, ku ka filluar të luajë role që në vitin 1990.

guineth paltrow

Sipas një burimi fituesja e “Oskarit” pavarsisht përkushtimit ndaj biznesit nuk planifikon të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi, por do te pranojë vetëm role dytësore.

(b.t/shqiptarja.com)