Aktorja hollivudiane: ‘Mbreti Charls III ka flirtuar me mua’

Aktorja hollivudiane: ‘Mbreti Charls III ka flirtuar me mua’

Jennifer Tilly dhe Mbreti Charls III

Aktorja e famshme holliduviane Jennifer Tilly, në një intervistë të dhënë në “Watch What Happens Live” ka pretenduar se Mbreti Charles III ka flirtuar me të.

Jennifer ka treguar se kjo gjë ka ndodhur para 20 vitesh dhe ajo e ka vënë re pëlqimin që ka pasur Mbreti ndaj saj.

Në kohën kur 65-vjeçarja u takua me Mbretin Charls III, ai mbante pozitën e Princit të Uellsit.

“E bëra të qeshte sepse i thashë se isha si Barbra Streisand për të. E ndjen kur dikush ka pëlqim për ty. Më tha se i vinte keq, se nuk kishte parë asnjë nga filmat e mi sepse ishte shumë i zënë”,deklaroi aktorja.

“I kam pëlqyer, mund ta ndjente, kush e di, ndoshta unë mund të kisha qenë Camilla e radhës”,shtoi ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni