Arta Nitaj, aktore e njohur në Kosovë, ka vendosur që t’i hyjë politikës. Aktorja simpatike i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Kadri Vaseli, dhe synon t’i japë vota të konsiderueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
“Me rëndësi me cek është se veç jam anëtarësuar dhe nuk kam synime për post. Kam hyrë në parti dhe dua t’i falenderoj që më kanë pritur mirë. Arsyeja është se PDK i ka dhënë hapësirë femrave dhe ju ka vlerësuar shkollimin dhe përgatitjen që e kanë pas, me tregu veten në pozitat drejtuese. Pse mos me qenë dhe unë pjesë e partisë, duke qenë se jam figurë me influencë?”, ka sqaruar Arta Nitaj në TV Dukagjin.
Duke bërë një përllogaritje nga ndjekësit që ka në Instagram, Nitaj tregon edhe votat që mund të marrë për PDK-në: “Mendoj që do votohem, pasi për dy vite kam marrë 170 mijë ndjekës, dhe të paktën 5 mijë nga ta janë serioz dhe mund të votojnë.”
Arta Nitaj ka qenë më parë në një lidhje me Endrit Thaçin, djali i presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetar i PDK-së.